Në një konferencë për shtyp mëngjesin e së shtunës, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Franca dhe Gjermania i kanë bërë një propozim, duke i kërkuar që të Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Në këmbim, gjithmonë sipas Vuçiçit, do të mundësohet anëtarësim më i shpejtë i Serbisë në Bashkimin Europian.
“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike”, deklaroi Vuçiç para gazetarëve, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Presidenti i Serbisë deklaroi se propozimi i Gjermanisë dhe Francës është mbi tavolinë dhe duhet menduar e diskutuar, e nuk mund “të hidhet nga dritarja”.
Vuçiç tha se për këtë çështje ka biseduar edhe me Kryeministren serbe Ana Bërnabiç, e pas takimit u shpreh se nga lidershipi serb nuk ka vullnet për të pranuar Pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.
tv6+1vlora
Discussion about this post