Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së i Projekt-Rezolutës së iniciuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dënimin e lëvizjes së Moskës për aneksimin e 4 rajoneve në Lindje të Ukrainës do të bëhet i hapur.
Asambleja votoi të hënën për të refuzuar kërkesën e Rusisë që votimi për këtë projekt-rezolutë të bëhej i fshehtë. Asambleja e Përgjithshme vendosi, me 107 vota pro, 13 kundër dhe 39 abstenime që nisma e Shqipërisë dhe SHBA-së të votohet në mënyrë të hapur.
Projekt-rezoluta që do të votohet në fund të kësaj jave u bën thirrje shteteve të mos e njohin vendimin e Rusisë për aneksimin e 4 rajoneve dhe ripohon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
tv6+1vlora
Discussion about this post