Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbardhur çështjet e diskutimit të Kongresit të Partive Socialiste Europiane (PES) që do të mbahet sot në Berlin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla, i cili do të marë pjesë në Kongresin e Socialistëve Europianë, deklaron se forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhen sot së bashku të diskutojnë sfidat me të cilat përballet Europa: inflacioni i luftës dhe çmimet e larta të energjisë, degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.
“Forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhemi sot së bashku të diskutojmë sfidat me të cilat përballet Europa: inflacioni i luftës dhe çmimet e larta të energjisë, degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale“, shkruan Balla.
https://www.facebook.com/b.taulant/posts/642655153892694
tv6+1vlora
Discussion about this post