Të paktën 28 persona kanë vdekur dhe dhjetëra mbeten të bllokuar në nën tokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë veriore.
Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit, gjysma e tyre ndodhej në 300 metra thellësi.
Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, duke gërmuar nëpër shkëmbinj në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë minatorë.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Ministri i Energjisë i Turqisë tha se kishte indikacione fillestare se shpërthimi ishte shkaktuar nga gazi brenda minierës, i cili është përbërje metani duke formuar një përzierje shpërthyese në minierat e qymyrit.
Ka pasur shembje të pjesshme brenda minierës, u shpreh ministri t duke shtuar se nuk kishte zjarre të vazhdueshme dhe se ventilimi po funksiononte siç duhet.
Miniera i përket ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit.
Në vitin 2014 në Turqi u regjistrua një ngjarje e rëndë në minierat e qymyrit ku pas një shpërthimi humbën jetën 301 persona.
tv6+1vlora
Discussion about this post