Mjaftojnë pak minuta në fushë, Sadiku sërish vendimtar në La Liga 2. Cartagena ëndërron ngjitjen
Kartahena vijon të ëndërrojë ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, falë edhe kontributit të sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Sadiku. Elbasanasi ishte sërish vendimtar me gol në fitoren që skuadra e Kartahena regjistroi 2-0 përballë Ibiza.
Kalero kaloi në avantazh ekipin e ngjitur këtë sezon në La Ligën 2, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Kartahena. Më pas, në minutën e 77-të, tekniku Karrion hodhi në fushë Sadikun, të cilit iu deshën vetëm pak minuta për të lënë gjurmën e tij në këtë duel. Me një planzhon të bukur me kokë, në të 83-ën minutë, sulmuesi kuqezi tundi rrjetën kundërshtare për të vulosur shifrat përfundimtare të kësaj sfide në 2-0.
Goli i pestë për Sadikun në 11 javë kampionat, që mbetet tre realizime larg Myrto Uzunit, kryesuesit të golashënuesve në La Liga 2. Me këtë tre pikësh, Kartahena ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë, tre më pak se Las Palmas kryesues.
tv6+1vlora
Discussion about this post