Francezi në historinë e Topit të Artë, Real barazon Barcelonën për çmimet individuale
Sezoni magjik me Real Madrid u shpërblye në mënyrën më të mirë të mundshme për Karim Benzema. Francezi arriti që të rrëmbejë trofeun individual “Topi i Artë”, në një edicion që ishte i veçantë nga revista franceze “France Football”. Për herë të parë ky çmim iu akordua lojtarit më të mirë në botë për një sezon futbollistik, ekzaktësisht atë 2021-2022. Në ceremoninë magjike të mbajtur në “Theatre du Chatelet” në Paris u vendosën edhe disa statistika tepër interesante. Benzema e mori çmimin nga duart e Zinedine Zidane, francezi i fundit që e kishte fituar një trofe të tillë, për ta kurorëzuar sulmuesin 34-vjeçar të Real Madrid lojtarin e pestë të “Gjelave” që e fiton “Topin e Artë”.
Karim Benzema bëhet lojtari më i vjetër që e merr këtë çmim individual, që nga viti 1956, ku triumfoi Stanley Mattheës në moshën 41-vjeçare dhe këtë e arrin në nominimin e 10-të të tij për trofeun prestigjoz individual. Sulmuesi francez e dërgon në 12 numrin e “topave të artë” të fituar nga lojtarë që aktivizohen te Real Madrid, duke barazuar ata të Barcelonës dhe lënë pas Milan e Inter me nga 8 triumfe, teksa Bayern Mynih gjendet në kuotën e 5 titujve “Topi i Artë”.
Sulmuesi i Real bëhet edhe i dyti futbollist i ndryshëm që triumfon në 14 edicionet e fundit të këtij çmimi, e ku pas Luka Modriç ‘thyen’ dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Një tjetër fakt interesant është që senegalezi, Sadio Mane bëhet i dyti francez që e mbyll garën për Topin e Artë në podium, më saktë një vend i dytë pas fituesit të edicionit të vitit 1995, George Ëeah, legjenda e Milanit që aktualisht është presidenti i Libisë.
tv6+1vlora
Discussion about this post