Mijëra protestues marshuan në qendër të Londrës duke bërë thirrje që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me Bashkimin Evropian.
Marshi i Ribashkimit Kombëtar, i organizuar nga shoferi i kamionit Peter Corr, u mbështet nga mijëra protestues që ecën nga Park Lane në Sheshin e Parlamentit.
Të pranishmit mbanin pankarta ku thuhej “Brexit nuk do të funksiononte kurrë”, “Për fatura më të ulëta ribashkohu në BE” dhe “Ne votuam Romaine”.
Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian në janar 2020 pas referendumit të Brexit në 2016.
Discussion about this post