Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar sot përmes një njoftimi për mediat se në muajin Nëntor dhe Dhjetor të këtij viti, të gjithë konsumatorët që do harxhojnë më shumë se 800 kilovat/orë energji do ta paguajnë atë më shtrenjtë.
Në vendimin e fundit të bordit është lënë në fuqi vendimi i 23 Shtatorit ku aplikohej rritja. ERE po ashtu njofton se çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 kWh, do të mbetet objekt rishikimi periodik.
Njoftimi i ERE:
“Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt Nëntor – Dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 Nëntor 2022 – 31 Dhjetor 2022.
Siç është theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 kW, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal.“
Kujtojmë se në fillim të muajit Tetor, Kryeministri Rama ka deklaruar se aplikimi i fashës 800 kWh mund të aplikohet në muajin Nëntor.
Discussion about this post