Ka nisur me debate Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Deputeti i Vlorës, Ilir Metaj është përplasur me deputeten e PD Oriola Pampurin dhe Albana Vokshin. Debati ka nisur pasi Metaj përpiqet të fliste, ndërkohë që fjala i ndërpritej nga Pampuri dhe Vokshi.
Ilir Metaj: Të flasësh për të rinjtë është guxim i madh. Të rinjtë e mendojnë ndryshe. Disa ikin për të mos u kthyer. Më fal o Orjola, patjetër që nuk di gjë dhe ju dini më shumë se unë, por më lini të konsumoj të drejtën e fjalës. Më lini të flas.
Oriola Pampuri: Mund të të ndërpres.
Ilir Metaj: Po flet gabim. Po shkel etikën.
Albana Vokshi: Dëgjo komentin dhe drejtoju ministres.
Ilir Metaj: Ti do dëgjosh? Për çfarë jemi këtu? Ti fole në emrin tonë. O avokate e zonjës. S’po ju ndërpres fjalën. Ju po më ndërprisni mua. Kjo është minimalja e etikës. Përdora ndonjë fjalë ofenduese?
Albana Vokshi: Retorika juaj ishte ofenduese.
Discussion about this post