Kryeministri me fermerët në Dvoran: Do vendoset një taksë e lartë
Çdo fermer që nuk punon tokën do të ndëshkohet nga qeveria nëpërmjet vendosjes së një takse të lartë. Ky ishte paralajmërimi i kryeministrit Rama gjatë takimit me fermerët e Dvoranit të Korçës.
“Pafundësi toka të papunuara, për këto ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një super taksim të lënies së tokës djerrë se e ke pronë, jepe ta punojnë, ose punoje vetë”, ka thënë Rama.
Realiteti i fshatrave në Shqipëri thotë kryeministri është ndryshe nga cfarë paraqitet në ekrane televizionesh.
“Kjo është një gënjeshtër shumë e madhe për faktin se bujqësia sot është si asnjë vit dhe asnjë ditë si sot”.
Kryeministri foli edhe për krizën energjetike, duke garantuar mbrojtje nga qeveria për mos rritjen e çmimit.
“Të jemi konkretë në faturën që ju vjen juve në shtëpi familjet paguajnë 20% të çmimit, 80% i paguan shteti”, ka thënë Rama.
Kryeministri theksoi se falë mbështetjes së qeverisë shqiptare sot inflacioni në vend është më i ulët se në vendet e rajonit.
Discussion about this post