Gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur këtë të enjte 3 marrëveshje të ndryshme si pjesë e samitit të “Procesit të Berlinit”. Bëhet fjalë për marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.
Në samitin e “Procesit të Berlinit” fokusi ka qenë kriza energjetike dhe mënyrat alternative që duhen gjetur për ta siguruar atë. Përveç krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor atje merr pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Mishel. Mikëpritës i këtij samiti është kancelari Olaf Scholz.
Marrëveshjet që u nënshkruan
-Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor: Pas nënshkrimit, mund të lëvizet vetëm me karta identiteti brenda rajonit. Aktualisht Shqipëria e ka këtë marrëveshje vetëm me 3 vendet që bëjnë pjesë në Ballkanin e Hapur, por tashmë kjo lëvizje do të mundësohet vetëm me karta identiteti edhe në 3 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
-Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
-Punësimi i profesioneve të lira: Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore. Marrëveshja e tretë ka bëjë me profesionet që janë kategorizuar si profesione të lira. Pas marrëveshjes, kjo kategori profesionistësh do të mund të punësohet lehtësisht në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Samiti i “Procesit të Berlinit”, gazetarja tregon çfarë u diskutua
Është mbajtur ditën e sotme samiti i “Procesit të Berlinit”. Gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur tre marrëveshje të ndryshme.
Gazetarja Elja Zotka gjatë një lidhje live për Klan News, raportoi se çfarë është diskutuar gjatë takimit që u zhvillua me dyer të mbyllura.
“Në fakt çështja e energjisë nuk është një çështje që shqetëson vetëm Shqipërinë, por është një çështje që shqetëson të gjithë Europën për shkak të shtrenjtimit të çmimit të këtij produkti pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Është diskutuar, ka pasur dy sesione, që është ndalur ky samit i radhës i “Procesit të Berlinit”. Duhet thënë që është takimi i tetë. Ka qenë një sesion i posaçëm për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të gjendet ky produkt në kushtet kur tashmë nuk na i siguron më Rusia. Jo Shqipërisë, sepse Shqipëria e furnizon vendin e saj në mënyrë hidrike, me HEC e saj, por për Europën që është shumë i nevojshëm gazi që prodhon më pas energjinë elektrike. Është diskutuar për këtë çështje dhe nuk janë bërë të ditura vendimet e ndërmarra, sepse samiti përveç përshëndetjes së kancelarit Scholz ka qenë i mbyllur për mediat. Por ne do ta mësojmë këtë në konferencën për shtyp të orës 14:00 ku përpara nesh do të dalë kancelari Scholz, Presidentja e KE dhe Kryeministri Edi Rama si kryeministri që do të mikpresë takimin e nëntë të Procesit të Berlinit. Ende nuk është vendosur një datë për të”, u shpreh Zotka.
Discussion about this post