Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për raportimet mediatike mbi emigrantet shqiptare
“Jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë”. Ky ishte një nga komentet e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, lidhur me debatin e gjerë që është ngritur pas deklaratave të bëra për emigrantët shqiptarë nga Sekretarja britanike.
“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani. Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, është shprehur Alastair King-Smith.
Komentet e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Shqipëri u bënë në një aktivitet të organizuar në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë.
Discussion about this post