Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend, ku e ka cilësuar Portin e Durrësit si megaaferën më të madhe në Europë.
Menjëherë Berishës i është përgjigjur Belinda Balluku, e cila tha se Berisha është i shqetësuar se Shqipëria po ecën përpara dhe se kanë dalë në dritë ëndrat që PD i kishte në sirtarë dhe që nuk i përfunduan kurrë.
Berisha: Ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit. Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Prapa aferës së Durrësit qëndron Karriç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe dhe që tani bëjnë biznes me holdingun e Emirateve të Bashkuara së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiç. Dubai i Edi Ramës në Durrës është megaafera më e madhe sot në Europë, i një njeriu që i shkatërron vendit të tij për të mbushur xhepat e tij dhe për interesa strategjike të Aleksandar Vuçcic, portin mijëravjeçar. Kjo është e vërteta. Flamuri i tij është flamuri i Serbeisë, flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi.
Balluku: Në emër të qeverisë duhet të jetë e dhimbshme që të kaloni në By-Passin e Vlorës se i nisët vetë dhe nuk i çuat as në 2%. E keni pasur ëndrra në sirtar, por nuk arritët t’i realizoni kurrë. Ju e vuani faktin që Shqipëria po zhvillohet. Quani aferë një nga projeketet më të mëdha jo të Shqipërisë, por edhe të rajonit. Bëjeni zërin dysh, se në fund ju bashoheni në zërat e ide e bëni kot si të ndarë.
Një investim prej 2 miliard. Këto historit me Vuçiçrat se janë ato historitë që keni bërë ju me thirrje embargo, siç loboheni ju sot me Rusinë. Ne jemi komplet poli juaji kundërt.
Ne sjellim ndryshim ne sjellim rrugët dhe nxjerrim ëndrrat tuaja nga sirtari. Nuk flisni ju për afera kur keni bërë afert më të mëdha. Nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk i përkasim asnjë lobi. Durrësi do bëhet nga polet më të rëndësishme të Europës. Që s’do u shërbejë vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës me të uilët do të lidhen me hekurudhë.
Discussion about this post