Evidentohen dhe goditen 3 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike, heroinë dhe kanabis, gati për shitje, 1 mjet prerës thikë dhe një shumë parash.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se disa shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Sarandës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Distributors”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç, të tre banues në Sarandë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, 1 mjet të mprehtë (thikë,) 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post