Një person i maskuar me kapuç është autori i djegies së dy makinave gjatë natës në fshatin Nartë të Vlorës.
Kamerat e sigurisë tregojnë burrin ende të paidentifikuar teksa spërkat me lëndë djegëse dy automjetet dhe më pas u vë flakën.
Më pas ai është larguar drejt një zone me ullishte. Pronari i makinave, Arjan Gogo ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë problem, ndërkohë që ai ka në pronësi dhe një lokal në fshat.
Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga policia dhe pritet identifikimi i autorit dhe zbardhja e ngjarjes.
Discussion about this post