Republikanët marrin Dhomën e Ulët
Në Shtetet e Bashkuara vijon numërimi i votave të zgjedhjeve të së martës për Kongresin. Teksa kanë mbetur vetëm pak vota për t’u numëruar, republikanët ecin të sigurt drejt marrjes së kontrollit të Dhomës së Ulët, ku nevojiten të paktën 218 përfaqësues për krijimin e shumicës. Deri tani ata kanë 209 vende, ndërsa demokratët janë ndalur në 191.
Se kush do të marrë shumicën në senat, kjo do të përcaktohet pas 6 Dhjetorit. Në këtë është përcaktuar zhvillimi i balotazhit për shtetin federal të Xhorxhiasku asnjë prej 2 kandidatëve kryesorë nuk merr dot 51% të votave për shkak të një kandidati të pavarur. Krahas Arizonës dhe Nevadës, Xhorxhia është një nga 3 shtetet përcaktuese të shumicës prej 51 senatorësh. Rezultatet e deritanishme i japin 49 vende republikanëve dhe 48 demokratëve. Pas qartësimit të rezultateve presidenti Bajden tha se “vala e kuqe” e paralajmeruar nga republikanët nuk ndodhi.
Ai tha se humbja e mandateve në dhomën e përfaqësuesve ishte më e vogël nga sa pritej. Në krahun tjetër, ish-presidenti Trump shkroi në rrjetet sociale se “zgjedhjet ishin disi zhgënjyese, nga këndvështrimi i tij personal, por fitore e madhe për republikanët.
Marrja e Dhomës së Ulët nga republikanët i hap atij jo pak telashe, Joe Bajden duke i bllokuar reformat kyçe të demokratëve, duke nisur nga ato ekonomike e deri tek refugjatët. Me marrjen e shumicës në dhomën e ulët, republikanët mund të bllokojnë hetimet ndaj Donald Trampit dhe të hapin çështje që dëmtojnë Xho Bajdenin. E nëse nuk e marrin shumicën edhe në senat, ata nuk e bllokojnë plotësisht, por mund ta zbarrisin ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën.
Discussion about this post