Në fjalimin e tij në protestën kombëtare të opozitës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta renditi të gjitha premtimet e qeverisë aktuale në pushtet dhe çfarë nuk është realizuar deri më tani. Në përfundim, ai përmendi marrëveshjen me Partinë Demokratike, duke e quajtur “historike”.
Ilir Meta: Të nderuar qytetarë, fjala juaj është ligj, fjala juaj është urdhër për veprim, fjala juaj është mision, fjala juaj është e vërtetas e padiskutueshme e popullit dhe e vetmja e vërtetë legjitime në këtë tokë. Së bashku me PD kemi firmosur një marrëveshje historike për t’i dhënë shqiptarëve njëherë e përgjithmonë të gjithë fuqinë për të qenë zot të vendit tonë, referendumin përpara për të shpëtuar Shqiërinë e flamurit tonë kombëtar, Shqipërinë e familjeve tona, pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë të bërë publike pak ditë më parë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen. Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona patriote!
Discussion about this post