Rama u përgjigjet akuzave për portin e Durrësit: Tërbim i ‘non gratave’ e spiunëve për investimin më të madh në rajon
Kryeministri Rama u është përgjigjur sot akuzave të opozitës për projektin e portit të ri të Durrësit duke thënë se ato janë tërbim i ‘non gratave’ dhe spiunëve. Rama komentoi edhe protestën e opozitës pasditen e së shtunës në bulevard.
“Akuzat me serbë e nuk e di me çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh, një tërbim ‘non gratash’ dhe spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare sepse do të transformojë njëherë e përgjithmonë dhe do të të çojë në një nivel tjetër industrinë e turizmit në Shqipëri.
Sa i përket protestës, çfarë proteste më flisni, për cilët qytetarë më flisni? Për një protestë partish? Një ‘non gratë’ dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre? Mund ta bëjnë sa herë të duan, kjo nuk ka lidhje me popullin, nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar. Kjo është një protestë partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën të punonin punëtorët natën për ta larë”, u shpreh Rama.
Rama: Protesta e opozitës, për pushtet
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë një konference për shtyp protestën e opozitës më 12 Nëntor. Kreu i qeverisë tha se kjo është një protestë partish për pushtet. Sipas tij ajo gatuhet nga i njëjti kuzhinier prej 30 vitesh, “non grata”.
“Sa i përket protestës, çfarë proteste më flisni, për cilët qytetarë më flisni? Për një protestë partish? Një “non gratë” dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre? Mund ta bëjnë sa herë të duan, kjo nuk ka lidhje me popullin, nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar. Kjo është një protestë partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën të punonin punëtorët natën për ta larë. Kaq. Se kështu është ndarë kjo punë, ata bëj pis e ne pastro. Çfarë proteste? As nuk di sa ishin, as nuk kam parë dhe as nuk më intereson. Mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, është një çorbë që e kemi parë prej 30 vjetësh, që e gatuan i njëjti kuzhinier, “non grata”. Mua më vjen keq për ata që pavarësisht se janë militantë harrojnë që po shkojnë pas disave që paguhen nga të huajt për të bërë dëm në këtë vend. Ky është fakt”, u shpreh Rama.
Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës për investitorin arab në Portin e Durrësit. Sipas tij, ata nuk shqetësohen nga një protestë e “non gratës”. Sipas tij, në marrëveshje shteti shqiptar është ortak. Ai u shpreh se i njëjti investitor, por edhe të tjerë kanë ardhur edhe më përpara, por janë larguar sepse qeveritë e mëparshme kanë kërkuar përqindje për veten dhe jo për shtetin. Kryeministri shtoi se ata që akuzojnë të tjerët i dinë mirë sepse i kanë bërë vetë. Dhe këtu u shpreh “do t’i shikoni që i kanë bërë vet. Dhe ku unë ju them do t’i shikoni, di se çfarë flas”.
“Sa i përket investitorëve këtë gjë duhet me e pasur parasysh që të gjithë se nuk shqetësohen investitorët se një “non grata” bën një protestë, por nuk mund të ngrihet e të ulet një nga investitorët më të rëndësishëm të Lindjes së Mesme, një personalitet i ekonomisë globale, sikur është një person që ka ardhur t’i japë fytyrën një konspiracioni pasi fshihet fut e bjer aty brenda. Si mund të jetë kjo kështu? Në marrëveshjen e parë ku shteti shqiptar është ortak. Shtetit. Pse? Ka ardhur dhe më përpara ai këtu, kanë ardhur më përpara dhe të tjerë. Po kanë ikur me vrap, sepse nuk iu kanë kërkuar aksione për shtetin, iu kanë kërkuar përqindje për veten. Janë 33% pjesëmarrje e shtetit aty. Çfarë flasim? Është shteti ortak. Po të ishte me të tjerë nga mbrapa, siç janë mësuar të bëjnë ata që akuzojnë se i dinë mirë… i dinë mirë edhe off shoret, edhe aksionet e fshehura i dinë mirë, të gjitha i dinë mirë se i kanë bërë vetë dhe do t’i shikoni që i kanë bërë vet. Dhe ku unë ju them do t’i shikoni, di se çfarë flas. Është mirë që mos prisni që t’i shikoni për të ndarë shapin nga sheqeri dhe për të thënë që çdo akuzë duhet të jetë e mbështetur në fakte”, u shpreh Rama.
Rama: Rusët nuk kanë financuar vetëm PD. Fjalët e mia gjithmonë dalin
Ku pyetet për akuzat e ndërsjellta me opozitën, Kryeministri Edi Rama thotë se financimi rus i Partisë Demokratike është fakt, ndërsa akuzat e opozitës për Portin e Durrësit janë akuza pa fakte. Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët mëngjesin e kësaj të marte kryeministri tha se rusët nuk kanë financuar vetëm Partinë Demokratike.
“Unë nuk besoj që është ndonjë vështirësi e madhe që të bëhet dallimi midis komentit të një fakti dhe akuzave pa fakte. Janë dy gjëra komplet ndryshe. Që PD është financuar nga para ruse, gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar partinë e PS, kjo nuk është akuzë, ky është një fakt, i dokumentuar për fat të keq. Një fakt i zbuluar nga media në SHBA, media ndërkombëtare, i përqeshur gjerësisht nga shumëkush këtu përfshirë dhe median kombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i CIA. Ndërkohë, akuzat me serbë e me nuk e di çfarë tjetër, janë prodhime të një tërbimi të madh, një tërbim non gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon, për një investim që do të jetë krenari kombëtare sepse do të transformojë njëherë e përgjithmonë industrinë e turizmit në Shqipëri, do transformojë Durrësin, do rrisë vlerën e pasurive të patundshme të familjeve në gjithë zonën e Durrësit. Do të rrisë eksponencialisht punësimin, jo vetëm për zonën e Durrësit po dhe Tiranës etj. E të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Por e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare. Për këtë arsye unë nuk le lart pa lartësuar mërin e shqiptarëve dhe Shqipërisë, kurdo që flas në gjuhë të huaj, ndërsa të tjerët non gratat e turpërojnë emrin e Shqipërisë”.
“…që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë apo jo, s’mund të paguajnë kot. S’mund të derdhin kot gjysmë milioni dollarë për të financuar një parti politike. Pse duhet t’i jepnin PD ato para, pse jo një partie tjetër? Megjithëse nuk është e vetmja parti në fakt, PD, që ka lidhje ruse. Fjalët e mia gjithmonë dalin, siç keni pasur rastin ta vini re. Sepse unë nuk hedh fall. Unë kur flas e di shumë mirë se çfarë them”, tha Rama, i cili shtoi po ashtu se dikush që paguhet për të shkelur interesin kombëtar, është pa atdhe.
Deklaratat e sekretares britanike, Rama: Fakti që nuk u kërkua falje tregon që sulmi ka qenë i kalkuluar
Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë një konference për shtyp se deklaratat e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, ka qenë sulm i kalkuluar. Këtë sipas tij, e tregon fakti që nuk është kërkuar falje.
Pyetje: Nga bisedat që unë kam patur me ata të cilët ju zoti Kryeministër i quani “çunat e Londrës” e përkrahin të gjithë qëndrimet tuaja në mediat britanike dhe insistimin që ministrja e Brendshme, Suella Braverman, duhet të kërkojë falje për retorikën e saj në parlament, por nga ana tjetër ata kërkojnë nga qeveria shqiptare të ngrejë stekën krahas asaj kërkese, të kërkojë edhe një liberalizim, apo lehtësim të vizave, në mënyrë që shqiptarët të mos mbërrijnë me gomone siç kanë mbërritur 12 mijë prej tyre deri më tani.
Edi Rama: Situata dihet se cila është. Ne mund të themi shumë gjëra, por dihet që qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye me gjithë politikën e re që ka ardhur si rezultat i Brexit dhe të kërkosh liberalizim vizash është gjëja që unë e kam thënë dhe përsëritur, por faktikisht ata janë në një drejtim komplet të kundërt me këtë, politikisht. Kështu që çfarë të them më shumë se kaq. Ndërkohë që falja do kishte zgjidhur shumë gjëra. E thashë në një intervistë që bëra. Fakti që falja nuk erdhi tregon që sulmi ka qenë i kalkuluar, nuk ka qenë një nga ato shprehjet që dalin padashje dhe pastaj njeriu kërkon falje sepse në gjaknxehtësi e sipër njësoj si në një ndeshje mund të thuash ndonjë gjë që nuk do doje ta thoshe. Fakti që falja nuk erdhi dhe nuk ka ardhur tregon që faktikisht sulmi ka qenë i kalkuluar.
Investimet në bonot e thesarit, Rama: Moment i mirë për të investuar në titujt qeveritarë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp këtë të martë, ku së bashku me ministren e Financave kishin në fokus investimet në bono thesari. Kreu i qeverisë u shpreh se momenti është i mirë për të investuar në titujt qeveritarë. Kreu i qeverisë u shpreh se janë rihapur sportelet e Bankës së Shqipërisë për t’u lehtësuar aksesin individëve në gjithë degët e saj në vend.
“Sot është një arsye pak e veçantë për këtë konferencë sepse është një moment në të cilin e kemi të nevojshme të informojmë përmes mediave publikun e gjerë lidhur me momentin e mirë për të investuar në titujt qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohura dhe që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit dhe në obligacionet që janë faktikisht me risk zero. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që t’ua lehtësojë individëve aksesin në të gjithë degët e saj në Shqipëri. Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me institucionin e Bankës Qendrore, por edhe një shenjë kuptimplotë që Banka i jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit apo obligacionet që janë më afatgjata. Ky është subjekti i kësaj konference të përbashkët me ministren e Financave dhe të Ekonomisë, e cila mund të bëjë një paraqitje më të detajuar lidhur me këtë operacion të Bankës së Shqipërisë, por edhe me këtë mundësi të krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël se sa çfarë ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet e bankave dhe pastaj duke iu drejtuar Bankës së Shqipërisë. Është një moment kompleks i ekonomisë në tërësi. Ekonomia jonë nuk bën përjashtim, pasi jemi pjesë e të njëjtës hapësirë që është nën presionin e luftës dhe të një agresioni që materializohet mbi ne përmes krizës së çmimit të energjisë që e kemi përballuar me shumë sukses do thosha përderisa nuk është rritur asnjë qindarkë fatura e familjarëve dhe biznesit të vogël dhe përmes inflacionit të luftës që pavarësisht se është i pamundur të eliminohet siç kemi eliminuar deri më tani çmimin e rritur duke subvencionuar të gjithë pjesën e padukshme të faturës, është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se sa në vendet e tjera të rajonit si rezultat i mos rritjes së çmimit të energjisë”, u shpreh Rama.
Discussion about this post