INSTAT: lindjet u ulën me 20% në krahasim me vitin e shkuar
Tremujori i tretë i 2022 ka pësuar ulje të lindjeve por edhe të vdekjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2022 është 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
Edhe numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130 duke shënuar një rënie prej 19,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të shkuar.
Për tremujorin e tretë të këtij vitit janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje duke shënuar një shtesë natyrore pozitive të popullsisë.
Por pavarësisht këtij përmirësimi të situatës në tremujorin e tretë, gjatë periudhës 9 mujore bilanci është negativ.
Sipas INSTAT për periudhën janar- shtator kanë lindur17,612 foshnja, ndërsa numri I vdekjeve gjatë këtyre 9 muajve është më I lartë pasi janë rreth 18 mijë vdekje. Shtesa natyrore e popullsisë për periudhën 9-mujore është negative, pasi ka 372 vdekje më shumë se lindje.
Sipas INSTAT në periudhën korrik-shtator , të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.
Discussion about this post