Jemi vetëm 6 ditë larg nisjes së kampionatit botëror “Katar 2022” dhe vëmendja e të gjithë botës do të përqendrohet te ky turne, i cili pritet të jetë mjaft i “luftuar”. Skenën do ta marri kampionati botëror dhe për këtë ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Infantino ka kërkuar nga Rusia dhe Ukraina të bëjën armëpushim gjatë periudhës që do t ëmbëhet “Katar 2022”, pasi ky turne është unik për paqe dhe unitet.
“Lutja ime për të gjithë ju është që të mendoni për një armëpushim të përkohshëm për 1 muaj, për kohëzgjatjen e Kupës së Botës, ose çdo gjë që mund të çojë në rifillimin e dialogut si hap i parë drejt paqes”, ka theksuar numri një i institucionit më të lartë të futbollit.
Discussion about this post