Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, u bë ekzekutimi i urdhrave për ndalimin e 3 shtetasve :
-Nuri Shero, 24 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Alket Avdi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
Në vitin 2019, shtetasi Nuri Shero ka transportuar me automjet rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, të futura në një çantë. Në këtë automjet udhëtonte edhe shtetasi Alket Avdi.
-Bajram Tusha, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet, 1 muaj e 19 ditë burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Goditet 1 rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në vendin e quajtur rruga “Skënderbeu”, kapën në flagrancë shtetasin I. H., 25 vjeç, banues në Sarandë, duke transportuar, kundrejt përfitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur portën e një banese, në fshatin Metoq.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Discussion about this post