Evakuohen 2 familje në Malësinë e Madhe
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje në toka dhe banesa, bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Më problematike paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Në Malësinë e Madhe dy familje janë evakuuar dy familje të prekura nga përmbytjet.
“Ka dalë nga shtrat Përroi i Thatë në fshatin Kamicë. Vijon puna për heqjen e ujit nga banesat e tyre. Strukturat e Bashkisë Vau i Dejës, po realizojnë evakuimin e banorëve në zonat ku parashikohet të ketë përmbytje”, u shpreh Peleshi.
Pas problemeve me linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike, në Shkodër po punohet për normalizimin e situatës. Aktualisht akset kombëtare janë të kalueshme. Ministria e Mbrojtjes njofton se kuotat e lumenjve janë ende larg atyre maksimale.
“Lumi Drin e ka kuotën 4.8 metra nga 7.5 që është kuota kritike. Ura e Bunës ka kuotë 6.8 metra nga 8.2 që është kuota kritike. Lumi Mat nuk ka nivele të larta deri tani”, tha Peleshi.
Në Shkodër numërohen deri tani 400 hektarë tokë e përmbytur në Njësinë Administrative Ana e Malit. Problemeve nga reshjet nuk u kanë shpëtuar as rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit.
Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri janë qarqet me rrezikun më të lartë për përmbytje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes prandaj po punohet për marrjen e masave.
Për shkak të motit të pafavorshëm, në Durrës, Sarandë dhe Vlorë është ndaluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese deri në 22 Nëntor.
Discussion about this post