Shqipëria e mbyll me fitore vitin 2022. Në Air Albania kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat 2-0 Armeninë.
Një fitore që i jep fund rezultateve negative duke rritur entuziazmin në radhët e Shqipërisë të cilët fitojnë dhe shumë lojtarë me potencial nga Superliga.
Golat u realizuan nga Skuka në minutën e 28’ dhe Asllani në të 63’, pas një penalltie të fituar nga Tedi Cara. Mbrëmje fantastike për kuqezinjtë të cilët treguan potencialin e tyre. Skuka dhe Asllani kanë qenë protagonistët e këtij takimi, pasi dhe realizuan golat e parë për fanelën e Kombëtares
Discussion about this post