Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur PD, që dje publikoi pamje nga përmbytjet në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Rama sulmon e median duke thënë se njerëzir hyjnë në kanale për t’u infomruar, por që në fakt helmohen.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndodhet pranë qytetarëve.
“Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon e kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë” shkruan Rama në postimin e tij.
Discussion about this post