Ndeshja e dytë e Botërorit të Katarit solli goleadë. Anglia mundi Iranin 6-2. Britanikët dominuan totalisht lojën që nga minuta e parë duke shënuar 3 herë. Bellingham zhbllokoi rezultatin duke e renditur veten si lojtari i dytë më i ri që shënon në një Kupë Bote në moshën 19 vjeç e 145 ditë. Bukayo Saka realizoi të dytin, ndërsa i treti erdhi nga Sturling.
Në pjesën e dytë Irani u përpoq të ndryshonte lojën në favor të vet, por ishin sërish anglezët me Saka që shënuan. Nuk u dorëzuan iranianët, por gjetën edhe atë mundësinë për të realizuar me Taremi. Aktivizimi i Rushford nga pankina solli një tjetër gol për ekipin e Southgate. Jack Greilish realizoi të fundit për Anglinë teksa Taremi vendosi rezultatin 6-2.
Në ndeshjen tjetër të ditës Holanda u tregua cinike dhe shume e zgjuar në përballjen me Senegalin. Tulipanët fituan 2-0 edhe pse shkuan fare pak herë në portën kundërshtare. Senegali krijoi shumë raste dhe shkoi disa herë pranë golit por e ndjeu mungesën e Sadio mane pasi përfundimi i aksioneve nuk i ishte i suksesshëm.
Në minutën e 8 shtesë Holanda shënoi edhe golin e dytë. Ndeshja e fundit e ditës së dytë të botërorit është SHBA-Wales.
Discussion about this post