Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman kërkon të përshpejtojë dëbimet e azilkërkuesve nga vendet që konsiderohen “të sigurta”.
Mediat e huaja shkruajnë se sekretarja e Brendshme po shqyrton harimin e një liste të vendeve të sigurta, vende të cilave do t’u refuzohet kërkesat për azil.
Të gjithë ata që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vendet në listë do t’i trajtohen kërkesat e tyre brenda vetëm disa ditësh. Kërkuesit e pasuksesshëm do të dëbohen menjëherë pa të drejtë apelimi.
“Express.uk”, shkruan se vendet që do të jenë në listë si “vende të sigurta” do të përfshijnë: Shqipërinë, Maqedoninë, Moldavinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe disa vende të Amerikës së Jugut.
Sipas tyre Shqipëria ka një të katërtën e të gjitha kërkesave për azil nga ata që kanë kaluar Kanalin Anglez deri më tani. Sipas planit, kërkesat për azil nga njerëz nga vende që konsiderohen të sigurta do të konsideroheshin vetëm nëse ata pretendonin përndjekje nga shteti.
Discussion about this post