Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook ka uruar Zvicër për fitoren ndaj Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 3 me 2 në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar.
“Shumë urime Shaqirit, Xhakës dhe shokëve të tyre”, shkroi Meta, duke uruar 2 lojtarët shqiptarë për këtë fitore, e cila siguron kalimin e ekipit zviceran në raundin tjetër të Kupës së Botës ku do të përballen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Discussion about this post