Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë spekulimet se qeveria ishte mburojë për Amant Josifin, pjesë e grupit që mashtruan 24 mld euro me Call Centerat.
“Qeveria nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk i bëhet mburojë askujt, cilitdo qoftë. Këto spekulime të natyrës që një ish zyrtar etj, janë pa vlerë. Ky ish zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe është një proces që nuk është bërë nga organet ligjzbatuese spanjolle në mënyrë të pavarur, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tona dhe me të tjera të përfshira. Nuk kanë asnjë rast për askënd për asnjë lloj pengese apo ndikimi për të mos vepruar. Sa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, kjo është pjesë e valles së madhe të shpatave që zhvillohet në politikë dhe këtë e them me bindje, ndonëse im vëlla është adult. Nëse do kishte pasur mburojë shtetërore, s’do ishte në kërkim”, tha Rama.
Discussion about this post