Pas humbjes së thellë ndaj Portugalisë duke u eleminuar kështu edhe nga kupa e Botës, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri u ka kërkuar falje tifozëve duke u shprehur tepër i zhgënjyer. Në reagimin e bërë, ai tha se Zvicra nuk kishte arritur të bënte paraqitjen e zakonshme.
“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kemi plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here tregohen limitet. Kështu ishte edhe sot. Ne e humbëm lojën në pjesën e parë dhe më pas duhet të ndiqet rezultati. E përgëzoj Portugalinë për golat, por rezultati ishte padyshim shumë i lartë”-tha Shaqiri.
Me humbjen e thellë 6-1 kundër Portugalisë, ka marrë fund edhe rrugëtimi i tre shqiptarëve që luajnë për Zvicrën, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit.
Discussion about this post