Sulmuesi ishte në Angli pas një grabitjeje në banesë, por bashkohet me grupin para Francës
Rahim Sterling pritet që t’i bashkohet skuadrës së Anglisë përpara se të luhet ndeshja ndaj Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës. 27-vjeçari u largua nga Doha përpara fitores 3-0 të “Tre Luanëve” ndaj Senegalit pas raportimeve e në banesën e tij kishte ndodhur një grabitje.
I shqetësuar për sigurinë e familjarëve dhe fëmijëve, sulmuesi udhëtoi menjëherë në Britani. Por federata angleze njoftoi se Sterling do të ribashkohet sërish me grupin. Gjasat janë të pakta që ai të jetë në fushë kundër “Le Ble”, duke qenë se ka humbur seancat stërvitore dhe trajneri Gareth Sauthgejt nuk do të rrezikojë që ta aktivizojë.
Optimizmi është i madh te “tre luanët” se ata do të vazhdojnë garën në botëror dhe duan që sulmuesi i Chelsea të jetë pjesë e grupit, pasi shikohet si opsion për ofensivën në vazhdim. Familjarët zbuluan se në shtëpi mungonin bizhuteri me vlerë 300 mijë Paund.
Policia e Surejt ka nisur hetimet, për të gjetur grabitësit por ende nuk ka të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Edhe vetë Sterling tani ndihet më i qetë për dy fëmijët dhe familjen e tij, e është gati për t’u përqendruar te kombëtarja.
Discussion about this post