I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron për vizitë në Kosovë, ku gjatë ditës së sotme mësohet se do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit.
Escobar do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në zyrën e kësaj të fundit, ndërkohë që më vonë pasdite pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Për bisedime në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Vizita e Escobar dhe Chollet, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Begorad për tu takuar me krerët e dy shteteve.
Po ashtu, kjo vizitë vjen edhe disa ditë pas njoftimit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i përditësuar i të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.
Prej dy ditësh, grupe kriminale serbe në veri të Kosovës kanë organizuar bllokada rrugës dhe kanë sulmuar efektivët e policisë dhe mediat. Në një rast, është sulmuar dhe njësia policore e EULEX, e cila qëndron në Kosovë për të ruajtur sigurinë.
Discussion about this post