Kosova ditën e sotme do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pritet që kryeministri Albin Kurti të dorëzojë aplikimin në Republikën Çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.
Mediat bëjnë me dije se ceremonia e dorëzimit do të bahet në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë.
Kujtojmë që një ditë më parë Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën, ndërsa sot aplikimi do dorëzohet në Çeki.
Discussion about this post