Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke shpërndarë në rrjetet sociale një video ku promovohen disa shqiptarë që janë kthyer nga emigracioni për të investuar në vend.
Na serat, te hoteleria, bujtinat dhe restorantet janë disa prej investimeve, për të cilat Rama shprehet mirënjohës ndaj shqiptarëve që kanë investuar kursimet e emigracionit.
“Mirëmëngjes dhe në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.
Discussion about this post