Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë disa foto nga festa që është mbajtur me të rinjtë e LRI.
Ajo shihet e veshur me të zeza, ndërsa mban palë zyza ku shkruhet “Be cool, be LRI”. Kryemadhi ka pozuar edhe me bashkëshortin, njëherazi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metya, i cili mban zyse ku shkruhet “LRI”, shoqëruar me një emoji me flakë.
Edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim u zhduk dhe tashmë ajo drejtohet nga Meta, me emrin Partia e Lirisë, Kryemadhi duket se ka ende në dorë të rinjtë e partisë. Për këta të fundit, emri nuk ka ndryshuar siç ndodhi me partinë.
Discussion about this post