Festa më e madhe në vitet e fundit është organizuar në Argjentinë teksa mirëpresin fituesin e Kupës së Botës, Katarin , me qeverinë e vendit që shpalli një festë publike sot.
Mijëra tifozë të “Albiceleste” u mblodhën në aeroportin “Ezeiza”, pavarësisht se në Argjentinë është herët në mëngjes, për të parë mbërritjen e avionit me Lionel Messin dhe shokët e tij.
Avioni u ul pak para orës 6:30 të mëngjesit me orën tonë, ku me të Argjentinës i bie 2:30. Siç ishte e denjë, Messi doli i pari nga avioni dhe ngriti triumfues në ajër trofeun e Kupës së Botës, ndërsa ai dhe trajneri Lionel Scaloni u ngjitën në shkallët e aeroplanit për të përshëndetur tifozët që prisnin.
Discussion about this post