Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje 3D të Teatrit të ri Kombëtar.
Rama ka postuar foto dhe shkrun se do jetë një gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES dhe me të ardhmen që nisi të ndërtohet për Teatrin e Ri Kombëtar, si një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne të Shqipërisë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një ditë mbarë
” shkruan Rama në postimin e tij.
Kujtojmë që ditën e djeshme kanë nisur punimet për godinën e re të Teatrit Kombëtar. U dhanë detaje nga projekti i Teatrit nga arkitekti danez Bjarke Ingels, një vepër arkitektonike e shekullit XXI, që do të mirëpres artëdashësit nga marsi i vitit 2025.
Ndërtesa e re do të ketë formën e një Fjongo që ndan qartazi 3 hapësirat apo zonat funksionale të një teatri: Front of House, apo zona ku ndërveprojnë vizitorët me të gjithë hapësirat e nevojshme si holli, foyer, black box; Back of House, zona e përshtatur për ambientet administrative, teknike, dhe hapësirat e nevojshme për aktorët dhe qendra apo lidhja e te dyjave me sallën kryesore të teatrit; Salla Kryesore në Qendër. Për shkak të formës së objektit krijohen 4 hapësira kryesore performimi me 1,514 ulëse. Puna për teatrin e ri ka nisur pasi u shpall kompania fituese Agi Cons dhe Re-Is. Tenderi kushtoi 1 miliard e 840 milionë lekë.
Discussion about this post