ITALI – Një 20-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aldo Latifaj i ka dhënë fund jetës në burgun Torre del Gallo në Pavia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 dhjetor, ku i riu mbeti i vetëm në qeli pasi 2 të dënuarit e tjerë kishin kishin përdorur lejen sociale.
Ai kishte marrë një çarçaf të cilin e ka kaluar rreth qafës duke e shtrënguar në mënyrë që të bllokonte rrugët e frymëmarrjes. 20-vjecari u dërgua me urgjencë në spitalin San Matteo, por mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën.
Akti ekstrem që kreu i riu, i cili ishte ndaluar për krime kundër pronës, shënon vetëvrasjen e gjashtë brenda vitit të fundit në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Discussion about this post