Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa detaje nga takimi me ministrat në Vilën 31 në Tiranë. Ai shkruan se viti që lamë pas ka arritur rekord përsa i përket eksporteve bujqësore, duke kapur shifrën prej gjysmë miliardë dollarë.
Rama shton se ambicia është që të arrihet vlera e 1 miliardë dollarëve dhe Shqipëria të bëhet kampione e Ballkanit dhe në eksporte bujqësore.
“2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore
… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia”, shkruan Rama.
Discussion about this post