Kryeministri Edi Rama ditën e sotme pritet që të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.
Takimi pritet të mbahet rreth orës 13:00 dhe në fokus të bisedës do të jenë zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj.
Mëngjesin e sotëm kryeministri zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj. Takimi u mbajt në Presidencë dhe deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë takim dhe tematikat për të cilat u diskutua gjatë këtij takimi i cili është i pari mes Ramës dhe Begajt për vitin 2023.
Discussion about this post