200 milionë adresa emaili të përdoruesve të Twitter janë vjedhur nga hakerat. Një ekspert i një firme izraelite që monitoron sulmet kibernetike, Alon Gal, bëri të ditur këtë vjedhje masive të të dhënave, sipas të cilit, adresat e email që janë sulmuar u publikuan në një forum online hakerimi në internet.
Ai e konsideron atë si një nga vjedhjet më të mëdha në internet të të dhënave.
Twitter nuk ka bërë komente për vjedhjen e adresave të emaileve të përdoruesve. Nuk është as e qartë nëse kompania ka ndërmarrë masa pas vjedhjes së të dhënave.
Nuk ka informacion për hakerin apo grupin e hakerave që kanë kryer këtë sulm. Gjithashtu nuk është e qartë as koha kur ka ndodhur sulmi ndaj përdoruesve të Twitter; së fundmi apo vitin e kaluar kur Elon Musk nuk kishte marrë as pronësinë e këtij rrjeti social.
Discussion about this post