“Ata që nuk na bashkohen, i shërbejnë Ramës”
Sali Berisha nuk e vlerëson paketën mbështetëse të qeverise si ndihmë reale për shtresat që e përfitojnë. Kryedemokrati e vlerëson si paketë mëshire e që për të në buxhet do të kishte hapësira të pafundme për të zbutur inflacionin nëse nuk do të abuzohej dhe do të vidheshin paratë nga zyrtarët dhe qeveritarët e kësaj shumice.
“Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Berishës i duket fjala genocid, fjala e duhur për politikën që po ndjek qeveria e Ramës sipas tij për largimin e detyrueshëm të të rinjve.
“Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve”.
Në 32-vjetorin e themelimit të degës së PD në Durrës përkrah Igli Carës kandidatit të dalë nga primaret për bashkinë e këtij qyteti beson tek fitorja në 14 Maj.
Mbështetësve ju kërkon që të injorojnë grupimin tjetër brenda PD pasi janë sipas tij paterica e Edi Ramës. Berisha u ndal gjatë kur u kthye pas në kohë, 32 vite më parë për të risjellë historinë e rrëzimit të regjimit komunist që e sheh të mëshiruar tek qeveria aktuale.
Discussion about this post