Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raporton se fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e infektimit me koronavirus. Gjatë 24-orëshit të fundit janë kryer 409 testime, ndërsa 25 qytetarë janë shëruar.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë.
Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.
Discussion about this post