Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.
Atë ditë, Asambleja Kushtetuese me deputetët që kishin mbetur pas shtypjes së revolucionit të qershorit, u mblodh në Tiranë, më 21 Janar 1925, ku shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare me president, Ahmet Zogun, i cili kishte fuqi të tilla, që shndërroi Republikën Parlamentare në Republikë Presidenciale.
62 nga 64 deputetë janë bindur për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare është shpallur me Zogun si President, duke zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e dalë nga Kongresi i Lushnjës (1920), e cila është shfuqizuar.
Herën e dytë, Shqipëria u shpall Republikë Popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall Republikë ka qenë më 29 prill 1991.
Discussion about this post