Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste nga selia rozë Damian Gjiknuri thotë se sot do të bëhet një tjetër kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit për 21 janarin, pasi ka një provë të re
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste nga selia rozë Damian Gjiknuri thotë se sot do të bëhet një tjetër kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit për 21 janarin, pasi ka një provë të re. Gjiknuri kërkoi nga SPAK që të zbulohet se kush fshiu serverat e pamjeve të kryeministrisë më 21 janar dhe se kush e pengoi prokurorinë të bënin arrestimet e grupit të zjarrit. Sipas Gjiknurit ka prova të reja dhe SPAK duhet të nis hetim për Berishën dhe Bashën.
‘Ne e kemi drejtuar gishtin nga Sali Berisha, dhe nuk ka qytetar që nuk e di që urdhëruesit e vërtetë ishin Sali Berisha dhe bashkëpunëtori i tiji afër Lulzim Basha. Drejtësia e re është treguar e pafuqishme për të hequr pluhërin e harresës. Prova e re përmban fakte të reja. Rezulton qartë se janë dhënë urdhra për të shtëna ndaj personave të pafajshëm. Faktohet me audio se vrasjet janë kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është bërë me porosi për të dhe urdhrin e Sali Berishës. Nga deklarimet e bëra publike të të kallëzuarit Sali Berisha tregohet sei ai vet ka qenë në komunikim me Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin. Nuk kemi të bëjmë me një vrasje nga pakujdesia port ë një vrasjet të kryer me dashje. PS i këkron SPAK të zhvillojë hetime konkrete ndaj të kallëzuarve. Pse Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në krye të gardës më 21 janar. PS nuk është pushtet gjyqësor, për 12 vjet kemi mirëkuptuar këdo. Besuam të drejtësia e re, por nuk mund të vazhdojmë të mbajmë në krruiz hijen e zhgënjimit që mbajnë të vrarët e 21 janarit. Duhet vepruar tani. Çdo ditë e humbur është vonë. Do e kallëzojmë sot në SPAK.’- tha Gjiknuri.
Discussion about this post