Mbi 2000 demokratë janë nisur mëngjesin e sotëm nga Kukësi në drejtim të Tiranës për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Grupet e protestuesve janë organizuar nga dega e PD-Kukës duke vënë në dispozicion autobuz e furgona për transportin e tyre. Në dy qytetet e tjera të qarkut Kukës, në Has e Tropojë nisja e protestuesve është bërë më herët për shkak të largësisë dhe janë afro 1700 protestues nga këto qytete, të cilët po udhotojnë për t’iu bashkangjitur protestës.
Gjithashtu edhe nga Shkodra janë nisur mijëra qytetarë, ku në një prononcim për mediat nënkryetari i PD në këtë qytet, Qafish Hoxha, tha se nisja ka filluar që në orën 8 në mënyrë të organizuar dhe me makina private.
Drejt Tiranës sipas Hoxhës janë nisur rreth 3000 protestues. Mbi 800 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Fier do ti bashkohen protestës se sotme të organizuar nga opozita. Sipas kryetarit te Partise Demokratike dega Fier, Rrapi Gjika drejt Tiranes jane nisur me automjetet e tyre private dhjetëra demokrate duke nisur që nga mbremja e djeshme ndërsa ka theksuar se në këtë proteste te radhes ku kerkohet doreheqja e kryeministrit Rama jane bashkuar dhe shume qytetare .
Edhe demokratët nga Berati dhe Korça do i bashkohen protestës së madhe të opozitës së bashkuar,që do të organizohet sot në Tiranë.
Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë,nga Dimali 80 demokratë,nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë.Kryetari i degës së PD-së Berat,Shyqyri Dura ka deklaruar se qytetarët beratas janë nisur në një mision,nga i cili nuk do të tërhiqen derisa Edi Rama të përgjegjet para ligjit.
Megjithatë këto shifra janë raportuar nga degët e PD në rrethe dhe nuk dihet sa të sakta janë.
Discussion about this post