Futbollisti turk, Emre Çolak ka lënë sportin e luajtur në moshën 31-vjeçare. Në mesazhin e tij, ish-mesfushori është shprehur se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen pas tërmeteve që kanë lënë më shumë se 35 mijë viktima në Turqi dhe Siri.
“E lashë futbollin. I puth duart të gjithëve që kontribuan për mua. Zoti ju bekoftë. Pas ditës së sotme do të jetoj për lumturinë e familjes sime. Ka vdekje, kaloni kohë me të dashurit tuaj”, shkroi Çolak.
Në karrierën e tij, Çolak ka luajtur me Galatasaray, Deportivo La Coruna, Karagumuruk, Hatayspor, Goztepe apo edhe Intercity, teksa ka qenë në katër takime edhe pjesë e Turqisë. Duket se pasojat shkatërrimtare të tërmetit kanë lënë gjurmë te ish-futbollisti, që kërkon të kalojë më shumë kohë me familjen.
Discussion about this post