Disa persona janë shoqëruar në polici, pas ngjarjes së shënuar në Sarandë, ku një hotel u hodh në erë me tritol.
Bëhet me dije se janë shoqëruar në komisariat familjet e ortakëve në polici, si persona që mund të kenë dijeni për ngjajren. Priten forcat xhenierë nga Tirana për të përcaktuar llojin e lendes plase dhe sasinë.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm hoteli “Bizant” në shëtitoren e Sarandës u hodh në erë me një sasi të madhe tritoli. Nga shpërthimi hoteli u shemb dhe gjithashtu mbetën të dëmtuar disa biznese përreth.
Spiro Çabiri, një ndër bashkëpronarët e këtij hoteli ka qenë në konflikt gjyqësor me bashkëpronaren tjetër Evangjeli Dhimitri dhe kjo është shënuar edhe në njoftimin për shtyp që ka dhënë drejtoria e policisë së qarkut mëngjesin e sotëm. Policia ka vendosur një perimetër të gjerë shiritash pasi kërkon të mos prishen provat nëse do të ketë të tilla.
Policia beson se mund të ketë më shumë se një autor që ka vendosur disa kilogramë tritol në këtë hotel që tashmë është rrafshuar.
Që nga viti 2002 e deri tani, dy bashkëpronarët nuk kishin gjetur asnjë zgjidhje me njëri tjetrin dhe ndërkohë proceset gjyqsore vazhdonin.
Discussion about this post