Ka shkuar mbi 45 mijë numri i viktimave të shkaktuar nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri.
Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në Turqi me 39,672 viktima, ndërsa Siria fqinje ka raportuar më shumë se 5,800 vdekje, ku lëkundjet e fuqishme shkatërruan qindra pallate, duke u marrë jetën mijërave njerëzve.
Në ditën e 12-të, ekipet e shpëtimit nuk i kanë ndalur kërkimet, ndonëse shpresat për të mbijetuar janë venitur.
Vendet e BE dërguar ndihmat e para për Turqinë dhe Sirinë, duke angazhuar dhe ekipe shpëtimi për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Discussion about this post