Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë për një nisje të mbarë të vitit 2023, përsa i përket turizmit. Numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë vetëm gjatë muajit janar është rritur me 94.2%, krahasuar me Janarin 2022.
Megjithatë, shumë i madh dhe me rritje është dhe numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit gjatë muajit të kaluar. Kështu, në janar 2023 janë larguar nga vendi 542.113 shqiptarë dhe krahasuar me Janar 2022 ky numër është rritur me 45.8 %.
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2023, janë 833.450. Ky tregues rezulton me një rritje 83,6 %, krahasuar me Janar 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2023, janë 954.933, duke shënuar një rritje me 57,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hyrjet e shtetasve
Në Janar 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 456.239. Ky numër është rritur me 75,6 %, krahasuar me Janar 2022.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 377.211. Ky numër është rritur me 94,2 %, krahasuar me Janar 2022
Daljet e shtetasve
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2023 janë 542.113. Krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 45,8 %.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2023, janë 412.820. Krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 75,3 %.
Në Janar 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 366.257 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 7.051 dhe 1.308 shtetas.
Në Janar 2023 krahasuar me Janar 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
- për qëllime personale me 96,6 %;
- për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 96,0 %;
- për biznes dhe qëllime profesionale me 22,5 %.
Discussion about this post