Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Asmarildo Islamaj, 38 vjeç, banues në Vlorë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 17.10.2022, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post